Për projektin

Periudha e zbatimit: Janar 2020 – Dhjetor 2021

Dhonator: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë

Projekti zbatohet nga ana e Sekretariatit të Transparency International në Berlin, në bashkëpunim me degët e Transparency International në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Maqedonia Veriore dhe Turqi, si dhe me organizatat partnere MANS (Mali i Zi) dhe IDM Shqipëri.

Qëllime të projektit

Qëllimi i projektit është të forcojë qeverisjen demokratike përmes përfshirjes aktive të qytetarëve në luftën kudër korrupsionit, ta vleresojë efikasitetin dhe përgjegjësinë e qeverisë dhe të kontribuojë në forcimin sistematik të politikave dhe praktikave.

Konkretisht projekti fokusohet në qëllimet e mëposhtme:

  • Aftësimi i viktimave dhe dëshmitarëve të korrupsionit për të kërkuar drejtësi për problemet e tyre.
  • Përfshirja në përfaqësimin strategjik për të kontribuar në përmirësimet e sistemit (ligjor, administrativ, institucional) në luftën kundër korrupsionit.
  • Forcimi i aftësisë dhe vullnetit të institucioneve për të pranuar dhe vepruar në lidhje me denocimin e korrupsionit.
  • Të ofrohen shërbime cilësore ndaj klientit në Qendën e Këshillimit Juridik (ALAC)

Projekti synon të mbështesë  qytetarët në kundërshtimin e korupssionit duke ofruar këshilla dhe mbeshtetje ligore. Më shumë se 15 vjet, Qendrat e Këshillimit Juridik të Transparency International – ALAC kanë inkurajuar qytetarët dhe organizatat që të raportojnë korrupsionin dhe t`i mbështesin në kërkimin e drejtësisë. Qendrat e Këshillimit Juridik janë aktive në 59 state, janë të pranishme në të gjitha kontinentet dhe kanë punuar në më shumë se 250 000 lëndë dhe raportime nga viti 2003.