Për projektin

Projekti Lufta kundër flukseve të paligjshme ”Si regulativat kundër pastrimit të parave u pajtohen/përputhen me mbrojtjen e të dhënave” fillon të zbatohet nga data 1 dhjetor 2020 dhe është projekti i parë rajonal i këtij lloji i zbatuar midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Qëllimi i projektit është të kryhet vlerësimi i ligislacionit ligjor kombëtar dhe institucional të sicilit prej shtetëve, siç afrohen te Direktiva e 4-t dhe e 5-t së BE-së kundër pastrimit të parave. Projekti është mbështetur nga GIZ nga Ministria për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjheze.

Ekipi i projektit përbëhet nga dy ekspertë nga secili prej katër vendeve, njëri që punon në çështjet kundër pastrimit të parave, dhe i dyti do t`i trajtojë dispozitat për mbrojtjen e të dhënave. Ekspertët do t`i analizojnë praktikat ekzistuese kundër pastrimit të parave në të katër vendet, dhe do të zbulojnë mangësitë në qasje në mbrojtjen e të dhënave, si në rregullatore, ashtu edhe në praktikë.

Qëllime të projektit

Si rezutat, do të ketë katër raporte kombëtare dhe një raport përfundimtar rajonal, të cilat do prezantohen para autoriteteve. Ato do të përmbajnë inforamcione për gjendjen e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit në krahasim me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave. Në fund, do të mbahet një konferencë ose takim onlajn me praninë e publikun nga rajoni, ku do të prezantohen, diskutohen dhe shqyrtohen gjetjet.