Për projektin

Periudha e implementimit: prill 2020 – maj 2021

Donator: Bashkimi Evropian përmes Programit “Evropa për qytetarët”

Implementuar nga: Transparency International – Maqedoni, Transparency International – Hungari, Shoqata Forumi i ekspertëve nga Romania dhe Instituti demokratik i Kosovës.

Informata të shkurtra për projektin

Qëllimi themelor i projektit është të promovojë vlera evropiane siç janë sundimi i ligjit, demokracia, transparenca, liria e mediumeve, barazia dhe solidariteti midis vendeve të Evropës Lindore dhe vendeve kandidate. Për më tepër, projekti do të përpiqet ta inkurajojë përfshirjen e qytetarëve në proceset demokratike në nivelin lokal, nacional dhe ndërkombëtar.

Plani i aktiviteteve

Aktivitetet e projektit përmbëhet nga tri pjesë: ngjarje të cilat transferojnë dhe promovojnë vlerat evropiane ndërmjet pjesëmarrësve duke zmadhuar njohuri të tyre për BE-në: ngjarje provomuese, seminare online, turne, ceremoni mbylljeje; 2) ngjarje me pjesëmarrje qytetare: debate publike, ndeshje për bilborde, fotografi, video, ese, kërkime online mbi qëndrimin ndaj BE-së, ku pjesëmarrësit mund të marrin pjesë aktive, të krijojnë dhe të mendojnë për vlerat evropiane, për ardhmërine e BE-së, sfidat dhe të ofrojnë zgjidhje; 3) aktivitete dhe produkte të cilat do ta zmadhojnë nivelin ndërkombëtar të projektit,  do ta promovojnë projektin dhe do të kontribuojnë në shpërndarjen e rezultateve.